Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Belotti s'dëshiron ta ngrohë stolin tek “ekipet e mëdha”

Sulmuesi i Përfaqësueses së Italisë dhe skuadrës së Torinos, Andrea Belotti, do të transferohet te ndonjë ekip më i madh nëse është i sigurt se do të luajë rregullisht.

24-vjeçari insiston se nuk dëshiron të jetë pjesë e ndonjë klubi ku në të shumtën e kohës do të përcjellë ndeshjet nga banka e rezervistëve, shkruan Koha Ditore.

Kohët e fundit interesim për Belottin kanë shprehur shumë skuadra të mëdha të Evropës, si Manchester United, Chelsea, Arsenal, Milan e Real Madrid.

"Të gjithë insistojnë se duhet të largohem nga Torino për të vazhduar karrierën në një klub më të madh që rregullisht luan në Ligën e Kampionëve dhe fiton tituj. Por unë do të vendos se çka është më së miri për mua", ka thënë Belotti. "Nuk jam i interesuar t'i bashkohem ndonjë ekipi të madh nëse nuk luaj, nuk dua të jem rezervist. Nëse transferohem, do të sigurohem se do të jem titullar"... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)