Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Belotti mund të transferohet te Milani në janar

Andrea Belotti nuk do ta vazhdojë kontratën me Torinon për shkak se po e shikon mundësinë për t’iu bashkuar Milanit në janar. Kështu ka shkruar të shtunën gazeta italiane “Tuttosport”.

Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti i Torinos, Urbano Cairo, i cili ka thënë se nuk dëshiron ta nënshkruajë kontratën e re.

“Ai nuk ka nënshkruar dhe ndoshta edhe nuk do ta nënshkruajë kontratën e re. I kam ofruar kontratë madje edhe jashtë mundësive të mia, por nuk mund ta detyrojë të bëj diçka”, ka thënë Cairo në “Festival dello Sport” në Trento.

Artikuj të ngjashëm