Sulmuesi i Përfaqësueses së Italisë, Andrea Belotti, nuk dëshiron të largohet nga Torino.
Ai synon që edhe edicionin e ardhshëm të jetë pjesë e ekipit.
Belotti për mediumet italiane ka deklaruar se është shumë i lumtur në Torino dhe nuk ka asnjë arsye për t'u larguar gjatë kësaj vere.
24-vjeçari këtë edicion ka pasur telashe me lëndime, por ka shënuar dhjetë gola në 31 paraqitje në Serie A.
Ai është kapiten i Torinos dhe ka kontratë deri në vitin 2021.
“Dua të mbetem te Torino edhe për edicionin tjetër, dhe ta ndihmoj ekipin për të siguruar daljen në garat evropiane. Jam shumë i lumtur këtu”, ka thënë Belotti, i cili ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh te Torino.
Artikuj të ngjashëm