Ylli i Real Madridit, Jude Bellingham, ka nisur stërvitjet me skuadrën pasi u largua nga Përfaqësuesja e Anglisë për shkak të lëndimit të shpatullës.
Bellinghami u kthye te skuadra spanjolle për ta nisur rehabilitimin nga lëndimi që e pësoi në fillim të muajit nëntor. Bellinghami e lëndoi shpatullën e majtë në ndeshjen kundër Rayo Vallecanos, në të cilën Reali barazoi pa gola.
Ai ishte në bankën rezervë për duelin e “Championsit” kundër Bragas, por nuk ishte në formacionin e madrilenëve kundër Valencias.
Bellinghami në edicionin aktual ka shënuar 10 gola në 11 ndeshje.
Artikuj të ngjashëm