Sport

Belgjika realizon fitore të jashtëzakonshme ndaj Gjibraltarit, e mposht 9 me 0

Belgjika e ka mposhtur Gjibraltarin në kuadër të ndeshjes së shtatë në Grupin H në kualifikimet për Botërorin 2018 me rezultat të jashtëzakonshëm 9 me 0.

Dries Mertens, Meunier, Romelu Lukaku dy herë, Witsel dhe Eden Hazard realizuan në pjesën e parë, ndërsa Meunier dy herë dhe një tjetër gol i Lukakus mbyllën ndeshjen.

Belgjika tani ka 19 pikë pas shtatë ndeshjeve në pozitën e parë. Gjashtë më pak ka Greqia që është e dyta.