Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Holanda “shkel” Gjibraltarin

Holanda ka shkatërruar Gjibraltarin në kualifikimet për Botërorin “Katari 2022”. Ndeshja e luajtur në Gjibraltar përfundoi me shifrat 7:0 në të mirë të holandezëve.

Steven Berghuis, Luuk de Jong, Memphis Depay (dy gola), Georginio Wijnaldum, Donyell Malsen dhe Donny van de Beek shënuan për Holandën.

Me fitore, Holanda del në vend të dytë në grup me gjashtë pikë nga tri ndeshje. Udhëheq Turqia me 7 pikë. Mali i Zi është i treti në grupin G, po ashtu me 6 pikë, sa i ka edhe Norvegjia në vend të katërt.

Turqia u ndal në barazim 3:3 nga Letonia.