Bekim Balaj ka shënuar gol në fitoren e skuadrës së tij, Sturm Graz ndaj St.Poltenit.
Ndeshja përfundoi me rezultat 3:0, ku vendasit e dominuan kryesisht lojën.
Balaj u inkuadrua në ndeshje në minutën e 70-t dhe 7 minuta më vonë shënoi gol.
Gol në ndeshje shënoi edhe Jakob Jantscher dhe Kevin Friesenbichler.
Me këtë fitore, Sturm Grazi renditet në pozitën e 2-t me 24 pikë ndërsa Polteni është në të 6-n me 15 sosh.