Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Bekim Balaj ka realizuar një gol të dielën, duke i siguruar Sturm Grazit një pikë në ndeshjen ndaj Austrias së Vjenës.
Sturm Grazi barazoi 1:1 në shtëpi ndaj Austrias në ndeshjen e xhiros së 21-të të Bundesligës austriake në futboll. Balaj realizoi golin e barazimit në minutën e 88-të, vetëm 15 minuta pasi u aktivizua nga banka rezervë.
Për Balajn është goli i gjashtë në elitën e Austrisë këtë stinor, karshi tri asistimeve. Sturm Graz zë vendin e pestë në renditje me 32 pikë.