Portieri i Prishtinës, Visar Bekaj, është duke u kërkuar nga klubi i madh turk Beshiktash, raporton “Fanatik”.
Bekaj është pjesë e përfaqësueses së Kosovës, ndërsa më herët ishte pranë transferimit te Hoffenheimi.
Për Bekajn 23-vjeçar po vazhdon të interesohet Hoffenheimi e po ashtu edhe klubi i Bundesligës 2 të Gjermanisë, Hamburgu.