Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bekaj i bashkohet Tiranës

Portieri i njohur kosovar, Visar Bekaj, është larguar nga klubi i futbollit Prishtina për të vazhduar karrierën me Tiranën në Shqipëri.

23-vjeçari ishte pjesë e Prishtinës qe gjashtë vjet. Deri tash për klubin prishtinas, Bekaj ka pasur 159 paraqitje zyrtare.

“Falënderoj klubin e zemrës FC Prishtina për gjithë kontributin në zhvillimin dhe promovimin tim profesional, në veçanti menaxhmentin e klubit, stafin teknik dhe bashkëlojtarët. Falënderim të jashtëzakonshëm për tifo grupin ‘Plisat’ me të cilët jam i lidhur ngushtë dhe i respektoj maksimalisht. Ju siguroj se do të vazhdoj të përfaqësojë denjësisht vlerat e larta kulturore e sportive të qytetit tim, si dhe te klubit ku u rrita. Do të vazhdoj ende të mbaj të veshur fanellën bardhe e blu, kështu duke mos i ndërruar ngjyrat për të cilat ndihem krenar”, ka thënë Bekaj për faqen zyrtare të Prishtinës.

Prishtina ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbajë përqindjen e saj në rishitjen eventuale të kartonit të lojtarit.