Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bejtullai premton më të mirën në ndeshje ndaj Kosovës

Egzon Bejtullai është njëri prej gjashtë futbollistëve shqiptarë në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut të grumbulluar për ndeshjen ndaj Kosovës.

Futbollistët shqiptarë deri më tani janë deklaruar të matur. Bejtullai, që luan për Shkëndijën e Tetovës, ka thënë se synim i të gjithëve është fitorja ndaj Kosovës.

“Ne të gjithë duam të kualifikohemi në Evropian dhe unë besoj se të gjithë do të japim më të mirën. Ne kemi respekt për përfaqësuesen e Kosovës, por synimi ynë dihet – fitorja. Ne kemi ekip të mirë, kemi luajtur së bashku për shumë vjet dhe unë mendoj se nëse japim më të mirën ne do të fitojmë ndeshjen ndaj Kosovës dhe më pas edhe ndeshjen tjetër dhe do të kualifikohemi në Evropian”, ka thënë Bejtullai për “Sportmedia.mk”.