Të gjitha detajet për përshëndetjen e fundit të “Mbretit të Futbollit”, Pelen, tashmë janë bërë të ditura.
Legjenda e Brazilit dhe Santosit u nda nga jeta të enjten për shkak të komplikimeve të kancerit në zorrën e trashë.
Ai vdiq në moshën 82-vjeçare.
Ceremonia publike për Pelen do të bëhet nga dy janari deri në mëngjesin e tre janarit të vitit 2023.
Varrimi privat i tij do të bëhet pas kalimit në rrugët e Santosit më 3 janar.
Homazhet për Pelen do të bëhen në “Vila Belmiro”, në stadiumin e Santosit, që nisin më dy janar.
Arkivoli i Peles do të vendoset në fushë, dhe fansat do të mund t’i japin përshëndetjen e fundit brenda 24 orëve.
Ndeshjet e futbollit evropian do të nisin me një minutë heshtje, derisa lojtarët do të mbajnë në dorë shirita të zi.