Fanella e veshur nga legjenda e futbollit të Brazilit, Pele, gjatë finales së Kupës së Botës në vitin 1958, do të vihet në ankand.
Kështu kanë njoftuar të premten mediumet ndërkombëtare.
“Nuk është thjeshtë një fanellë, është fanellë e veshur nga njëri prej lojtarëve më të mëdhenj në histori, në natën kur nisi mbretërimi i tij, që kaloi dorë pas dore dhe është ruajtur me kujdes për më shumë se gjashtë dekada”, shkruhet në njoftimin e Sothebys, korporata që ruan gjërat me vlerë.
Pele ishte 17-vjeçar kur i shënoi gjashtë gola në Botërorin 1958. Për Brazilin ishte trofeu i parë i Kupës së Botës.
Në finale, Pele shënoi dy gola në fitoren 5:2 ndaj Suedisë.
Edhe
Fanella e famshme e finales së Botërorit shitet për 4.9 milionë dollarë
Pele vdiq në vitin 2022.
Fanella legjendare e Peles do të vihet në ankand për 5 milionë e 160 mijë euro.