Arkivoli i legjendës së futbollit Pele është vendosur të hënën në stadiumin e Santosit “Vila Belmiro”, ndërsa tifozët mund të bëjnë homazhe.
Legjenda e futbollit, Pele, fituesi i trefishtë i Kupës së Botës, vdiq më 29 dhjetor. Ai vuante nga kanceri.
Arkivoli i Peles është larguar nga spitali “Albert Einstein” në Sao Paulo të hënën dhe është vendosur në stadiumin e Santosit, klubit ku Pele bëri karrierë të madhe.
Klubi brazilian ka njoftuar se tifozët mund të bëjnë homazhe deri të martën në ora 10:00 me kohë lokale.
Varrimi do të bëhet të martën në “Memorial Necropole Ecumenica”, ndërsa do të marrë pjesë vetëm familja.