Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Begiristian: City plot besim para ndeshjeve me Real Madridin

Drejtori i futbollit te Manchester City, Txiki Begiristain, ka thënë se kampioni në fuqi është i mbushur me besim para ndeshjeve me Real Madridin në çerekfinale.

"Duhet të kujtojmë që e kemi mposhtur Real Madridin në gjysmëfinalen e kaluar. Duhet të kujtojmë që e mposhtëm stinorin e kaluar dhe luajtëm ndeshjen e dytë në shtëpi. Kemi bërë punë të mahnitshme në ndeshjen e dytë, por duhet të kujtojmë që Reali është në krye të ligës spanjolle dhe që e shijon këtë garë. Ka të bëjë me historinë. Sa herë që paraqiten në këtë garë te Real Madridi mendojnë se do të fitojnë. Ne kemi besim. Po paraqitemi mirë, kemi luftuar në vjetët e fundit për këtë trofe dhe në fund e fituam”, ka theksuar Begiristain.