Real Madridi e luan të mërkurën ndeshjen më të rëndësishme të edicionit. Pasi ka humbur hapin me Barcelonën në garë për titull në Spanjë, Madridi synon të bëjë vend në gjysmëfinale të Championsit.
Por ky duket mision tjetër shumë i vështirë për “mbretërit” nga Madridi. Real Madridi luan në Mynih ndaj Bayernit nga ora 21:00 në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshjen e parë në “Santiago Bernabeu” e fitoi skuadra gjermane me rezultatin 2:1. Dhe bavarezët janë favoritë për një tjetër fitore. Bayerni është i pandalshëm në Bundesligë dhe thuajse ka siguruar titullin. Po thyen shumë rekorde së fundi. Ndërkohë Madridi po lëshon pikë në La Liga.
Por në Champions, Real Madridi asnjëherë nuk mund të anashkalohet dhe për këtë janë të vetëdijshëm në kampin gjerman.
Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany është i lumtur që mund të llogarisë në të gjithë lojtarët.
“Duam të fitojmë, të tregojmë se mund të shfaqim atë që tifozët presin nga ne. E respektojmë kundërshtarin, natyrisht, por ky ekip duhet të hyjë në fushë me besimin për të fituar”, ka thënë Kompany.
“Në ndeshjen e parë kemi mundur të shënojmë më shumë gola, jo vetëm Real Madridi ka mundur të bëjë këtë. Është e vërtetë që madrilenët u përmirësuan në pjesën e dytë dhe që ata 45 minuta mund t’u japin vetëbesim. Por në pjesën e parë kishim ndjenjë shumë të mirë dhe mendoj se mund të japim edhe më shumë. Të fitosh në Bernabeu të jep shumë besim, por tani duhet të dëshmojmë në shtëpi që mund të luajmë edhe më mirë”, ka theksuar trajneri i Bayernit.
Te Madridi e dinë që kjo është ndeshja vendimtare.
“Është finale për ne”, ka thënë Jude Bellingham.
“Kemi shumë për çka të luajmë dhe duhet të luajmë mirë. Është çdo gjë ose asgjë, ky është mentaliteti ynë. Nuk do të fshihemi”, ka theksuar ylli anglez.
Një tjetër anglez, Harry Kane, po shkëlqen te Bayerni. Bellinghami ka thënë se kapiteni i tij në përfaqëësuese, Kane, është lojtar fantastik.
Trajneri i Madridit, Arvalo Arbeloa, ka thënë se asnjë ekip më shumë se ai që drejton nuk ka gjasa për një rikthim të madh.
“Pikë së pari, ne jemi Real Madridi. Nëse ka një ekip që mund të vijë në këtë stadium dhe të përmbysë gjërat, atëherë është i yni. Jemi ekip që nuk dorëzohemi asnjëherë, ekipi me 15 kupa evropiane”, ka thënë Arbeloa, duke u thirrur në historinë e mahnitshme të Real Madridit.
Ai vlerëson se madrilenët duhet të përmirësohen në shumë aspekte të lojës.
“Është me rëndësi të shfrytëzojmë rastet tona pasi nuk do të kemi shumë si në ndeshjen e parë. Ka të bëjë me besimin. Duhet të luajmë shumë mirë”, ka theksuar Arbeloa.
Në çerekfinalen tjetër të së mërkurës prej orës 21:00, takohen Arsenali dhe Sportingu. Arsenali ka epërsi 1:0 nga ndeshja e parë me ekipin portugez.
Arsenali është në fazë shumë të rëndësishme. Ka lëshuar pikë në Premier League, duke hapur garën që vlerësohej e mbyllur në të mirë të ekipit londinez. Dhe një fitore e re ndaj Sportingut do t’i jepte skuadrës së Mikel Artetas shumë vetëbesim para ndeshjes vendimtare të fundjavës me Manchester Cityn.