Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Befasohet Dortmundi

Hertha Berlini ka arritur të marrë tri pikë të rëndësishme të shtunën në shtëpi, duke e mposhtur Borussia Dortmundin me rezultatin 3:2.

Me humbje Dortmundi bënë një hap prapa në luftë për titull të kampionit në Gjermani.

Në pjesën e parë mysafirët kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Julian Brandt në minutën e 31-të.

Për vendasit barazoi Ishak Belfodil në minutën e 51-të. Nikoqirët shënuan edhe dy gola të tjerë me Marco Richter, në minutën e 57-të dhe 69-të.

Krejt çfarë arritën të bënin lojtarët e Dortmundit ishte të ngushtonin rezultatin në 3:2 me golin e shënuar nga Steffen Tigges.

Dortmundi pas kësaj humbjeje mbetet në pozitën e dytë me 34 pikë, derisa Hertha Berlini ka 21 pikë.