Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni transferon portierin kinez

Bayern Munichu ka siguruar transferimin e parë në prag të afatit kalimtar të verës. Skuadra nga Bundesliga ka transferuar portierin nga Kina, Liu Shaoziyang. Portieri 18-vjeçar te Bayerni do të transferohet nga ekipi U19 i Wuhan Three Towns dhe mne bavarezët do të firmos kontratë deri në vitin 2025.

Për kartonin e tij, thuhet se Bayerni ka paguar një milion euro dëmshpërblim.

“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e Bayernit. Më është realizuar ëndrra për të cilën kam punuar tashmë sa vite.Ardhja te Bayerni është një hap i madh për mua si portier i ri. Dhe, po ashtu është diçka e jashtëzakonshme që do të jem lojtari i parë nga Kina te Bayerni”, ka thënë Shaoziyang.

Artikuj të ngjashëm