Bayern Munichu do të mundohet të kthehet te rezultati pozitiv pas paraqitjes së dobët që e pati në Ligën e Kampionëve në mesjavë.
Por, bavarezët të shtunën në orën 15:30, do të luajnë kundër Augsburgut në kuadër të xhiros së 29-të. Augsburgu është skuadër që synon arritjen e vendit të tretë për edicionin e ardhshëm, që do t’ia siguronte kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Bayerni është në kërkim të titullit të 10-të rresht në Bundesligë, dhe është shumë afër këtij rekordi.
Bavarezët nuk dinë për humbje në gjashtë ndeshjet e fundit në ligë. Në Bundesligë kanë mbetur edhe 18 pikë në lojë, në total.
Titulli mund të jetë fare i lehtë i arritshëm, por nikoqiri i të shtunës në këtë ballafaqim, u mposht 1:0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Gjashtë herë kampioni i Evropës duhet të këndellet në ndeshjen kthyese që luhet në Gjermani, për shmangur një tjetër dëshpërim.
Në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave, Augsburgu kishte fituar me rezultatin 2:1.
Por në ndeshjen e fundit në “Allianz Arena”, Augsburgu kishte pësuar 5:2 nga kampioni i shumëfishtë i Gjermanisë.