Pas nënshkrimit të Sadio Manes nga Liverpool, Bayern Munich është i gatshëm të forcojë mbrojtjen e tij me nënshkrimin e mundshëm të Matthijs de Ligt nga Juventusi.
“Zonja e Vjetër” nuk do të lejojë që qendërmbrojtësi holandez të largohet nga klubi për më pak se 90 milionë euro.
Sipas “Gazzeta dello Sport”, bavarezët thuhet se po përgatisin një ofertë deri në 90 milionë euro për De Ligtin. Bayern Munich do të ofronte një tarifë fikse prej 75 milionë eurosh, plus 15 milionë euro të tjera në formë bonusesh, duke përmbushur kërkesat e klubit të Serisë A.
Edhe De Ligt është shprehur i hapur t’i bashkohet Bayern Munichut gjatë kësaj vere.
Artikuj të ngjashëm