Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni përgatit ofertë për Mendezin

Bayern Muencheni është duke përgatitur ofertë prej 25 milionë euro për transferimin e sulmuesit anësor të Celta Vigos, Brais Mendez, raportoi gazeta gjermane "Bild" të enjten.

Mësohet se krerët e Bayernit janë duke shqyrtuar mundësinë të aktivizojnë klauzolën për lirim që ka reprezentuesi i Spanjës në kontratën e tij me Celtan.

Kontrata me Celtan i skadon në verën e vitit 2021.

Brais Mendez është mesfushor që mund të luajë edhe në të dy krahët. Futbollisti 22-vjeçar stinorin e kaluar luajti 32 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa shënoi gjashtë gola e asistoi në shtatë të tjerë.

Ai ka luajtur një ndeshje për Spanjën, duke shënuar gol në debutim.

Artikuj të ngjashëm