Dy yjet e klubit gjerman, Franck Ribery dhe Arjen Robben, të njohur edhe si “Robbery”, ende nuk e kanë të qartë të ardhmen e tyre.
Bayern Munich është në kërkim të një sulmuesi që do të mund ta zëvendësonte ndonjëherë Robert Lewandowskin.
Por përveç përforcimit të skuadrës, drejtuesit e klubit janë duke menduar edhe për të ardhmen e dy yjeve të ekipit, Arjen Robben dhe Franck Ribery, transmeton KP.
Drejtori ekzekutiv i bavarezëve, Karl Heinz Rummenigge në një intervistë për mediat gjermane ka thënë se e ardhmja e dy veteranëve do të vendoset gjatë pranverës, nëse do të vazhdojnë kontratat e tyre apo do të largohen nga Allianz Arena.
“Robben dhe Ribery meritojnë shumë. E dimë çfarë ata kanë dhënë për këtë klub dhe i vlerësojmë jashtëzakonisht”, ka thënë ai.
“Megjithatë nuk kemi vendosur ende sesi do të veprojmë. Do të flasim me të dy dhe do të marrim një vendim për të ardhmen e tyre në pranverë”, theksoi Rummenigge.
Për vite me radhë si Robben ashtu edhe Ribery kanë qenë dy lojtarët bartës në sulmin e Bayernit.