Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Robbeni po mendon largimin nga Bayerni

Arjen Robben ka paralajmëruar se është duke e menduar largimin nga Bayern Munichu pas skadimit të kontratës në fund të këtij sezoni dhe ka thënë se është “lodhur” me bisedimet për kontratën e re.

Shefi i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, javën e kaluar bëri të ditur se holandezit dhe mesfushorit tjetër, Franck Ribery, do t’u ofrohen kontratat e reja.

Robben ende nuk ka vendosur për qëndrim, derisa ka konfirmuar se bisedimet për kontratën e re do të ndodhin në prill.

“Jam i padurueshëm, por fatkeqësisht vendimi për zgjatje të kontratës ende nuk është marrë. Jam pajtuar me Karl-Heinz Rummeniggen se do të mbajmë bisedime në prill, pastaj do të shohim”, ka thënë Robben.

“Pjesa më e vështirë është kur ju e dini se fundi është afër dhe vendimi i duhur është gjithmonë i vështirë. Duhet të pres dhe të shoh çfarë do të ndodhë”.