Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Robben dhe Ribery vazhdojnë me Bayernin

Arjen Robben dhe Franck Ribery pritet të vazhdojnë kontratën me Bayern Munich.

Sipas Bild, ‘bavarezët’ kanë vendosur t’u ofrojnë kontrata të reja dy lojtarëve, për të qëndruar edhe sezonin e ardhshëm në “Allianz Arena”.

Të dy futbollistët në qershor janë lojtarë të lirë, por edhe trajneri Jupp Heynckes, ka bërë të ditur se pritet të vazhdojnë kontratat.

Ribery u transferua te Bayerni nga Marseille në vitin 2007 ndërkaq dy vjet më vonë, Robben iu bashkua kampionit gjerman prej Real Madridit.

Artikuj të ngjashëm