Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni pa problem arrin gjysmëfinalen e Kupës

Bayern Munich është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, pas fitores së lehtë ndaj Schalkes.

Skuadra e Carlo Ancelottit shënoi fitore prej 3 me 0 në Allianz Arena, transmeton Koha.net.

Bayerni filloi për mrekulli takimin, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 3-të përmes Lewandowskit, që shënoi pas asistimit nga Ribery.

Alcantara dyfishoi epërsinë në minutën e 16-të, pas asistimit nga Lewandowski, që shënoi edhe njëherë në minutën e 29-të.

Artikuj të ngjashëm