Pas Real Madridit, edhe Bayern Munichu është futur në garë për qendërmbrojtësin e Villarrealit, Pau Torresin.
E përditshmja spanjolle “Marca” ka raportuar të hënën se Bayerni tashmë ka kontaktuar Villarrealin që për ta lënë të lirë Torresin në fund të këtij edicioni po kërkon të paktën 35 milionë euro. Te Bayerni, po e shohin mbrojtësin 23-vjeçar si zëvendësim ideal për David Alaban që do të largohet këtë verë pas skadimit të kontratës.
Torres është njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar këtë edicion në La Liga. Ai ka regjistruar 21 paraqitje për Villarrealin në të gjitha garat dhe ka shënuar dy gola.
Torres ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2024 kurse ka edhe shtatë ndeshje e një gol të realizuar me fanellën e Përfaqësueses së Spanjës.