Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni në garë për Davidin

Bayern Munichu është bërë ekipi i fundit që është futur në garë për transferimin e sulmuesit Jonathan David, ka njoftuar të enjten “Kicker”. Te Bayerni besojnë se do ta mposhtin konkurrencën e skuadrave të tjera për kanadezin, pasi janë të gatshëm t’i ofrojnë Lillet mbi 50 milionë euro për transferimin e tij këtë verë.

Është trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel, ai që po insiston ta ketë në ekip për sezonin e ri. David po kërkohet edhe nga Paris Saint-Germaini, Manchester Unitedi, Leipzigu e shumë skuadra të tjera të Evropës.

23-vjeçari po shkëlqen këtë sezon me ekipin francez, ku ka shënuar 22 gola në 33 ndeshje të luajtura deri më tani. David është pjesë e Lillet prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Genti dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025.