Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni në finale të Botërorit të klubeve

Gjiganti gjerman, Bayern Muenchen, është kualifikuar në finale të Kupës së Botës për klube. Të hënën mbrëma, Bayerni në gjysmëfinale e mposhti Al Ahlyn e Egjiptit me rezultatin 2:0.

Botërori i klubeve për vitin 2020 po mbahet në Katar. Turneu është shtyrë për këtë muaj për shkak të pandemisë.

Bayerni, që është fitues në fuqi i Ligës së Kampionëve, avancoi në finale falë sulmuesit të pandalshëm polak, Robert Lewandowski. Ai realizoi për 1:0 në minutën e 17-të, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi në minutën e 86-të.

Në finalen e 11 shkurtit, Bayerni luan me skuadrën meksikane Tigres.