Bayern Munichu ka shkruar historinë duke e fituar trofeun e gjashtë të vitit falë një goli të shënuar në pjesën e dytë.
Në finalen e Kupës së Botës për klube, bavarezët të enjten mbrëma mposhtën skuadrën meksikane Tigres UANL me rezultatin minimal, 1:0.
Njëherësh, ishte trofeu i dytë i Kupës së Botës për klube i fituar nga Bayern Munichu. Në të dyja rastet, nuk e pësuan asnjë gol të vetëm. Triumfi i parë u arrit në vitin 2013-të.
e vetëm në këtë duel e realizoi mbrojtësi francez, Benjamin Pavard, në minutën e 59-të.
Hansi Flick që prej kur e mori drejtimin e klubit, në edicionin 2019/20 e fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Gjermanisë dhe Superkupën e Evropës.