Bayern Munich e ka përmbysur Leipzigun në udhëtim në minutat e fundit të ndeshjes, kurse Dortmundi ka marr vetëm një pikë si mysafir i Augsburgut.
Sabitzer kaloi vendasit në epërsi në minutën e dytë, kurse në minutën e 17 Bayerni barazoi shifrat përmes Lewandowskit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendasit rikthyen epërsinë në minutën e 29 përmes Wernerit, i cili shënoi nga pika e bardhë.
Në pjesën e dytë Leipzigu çoi rezultatin në 3 me 1 përmes Poulsenit, që shënoi në minutën e 47.
Bayerni arriti të ngushtojë epërsinë në minutën e 60 përmes spanjollit Alcantara, dhe në minutën e 65 vendasit shënuan edhe njëherë përmes Wernerit.
Kampioni gjerman arriti ta ngushtojë edhe njëherë epërsinë përmes Lewandowskit, i cili çoi topin në rrjetën e kundërshtarit në minutën e 84. Alaba shënoi golin e barazimit në minutën e 90+1, kurse Robben shënoi golin e fitores në minutën e 90+5.
Bayerni tani ka 77 pikë, kurse Leipzigu në vendin e dytë ka 67 pikë.
Në përballjen tjetër Dortmundi barazoi 1-1 ndaj Augsburgut. Finnbogason i dha epërsinë vendasve, kurse Aubameyang shënoi golin e barazimit për Dortmundin.
Dormtmundi në vendin e tretë ka 61 pikë, derisa Augsburgu në vendin e 11 ka 37 pikë.