Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni konfirmon se Mendesi ia ofroi Ronaldon

Cristiano Ronaldo i ishte ofruar Bayernit nga agjenti i tij, Jorge Mendes gjatë afatit kalimtar të verës, ka konfirmuar të premten drejtori sportiv i ekipit nga Gjermania, Hasan Salihamixhiq.

Madje, Salihamixhiq kishte folur me Mendesin, por në fund Bayerni kishte vendosur kundër një transferimi eventual të portugezit, i cili është përpjekur me çdo kusht të largohet nga Manchester Unitedi para mbylljes së afatit kalimtar.

“Nuk ishte opsion për ne, sepse ishim të fokusuar në transferime tjera”, ka thënë Salihamixhiq për “Sky Sports Germany”.

37-vjeçari do të jetë pjesë e Unitedit edhe këtë edicion, ndërsa kontrata me ekipin anglez i skadon verën tjetër. Ai iu bashkua Unitedit vitin e shkuar nga Juventusi.