Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni kalon tutje në Kupë me fitore bindëse

Bayern Munichu pa problem ka kaluar në 1/8 e finales së Kupës së Gjermanisë.

“Bavarezët” fituan ndaj Augsburgut si mysafir me rezultatin bindës 5:2.

Megjithatë, vendasit kaluan të parë në epërsi në minutën e nëntë me golin e bukur të Mads Pedersenit.

Bayerni barazoi rezultatin në 1:1 me Eric Maxim Chupo-Moting në minutën e 27-të.

Në fillim të pjesës së dytë, Joshua Kimmich shënoi golin e dytë për Bayernin.

Përpara se Chupo-Moting të realizoi golin e tretë për “bavarezët” dhe të dytin personal në minutën e 59-të.

Ermedin Demiroviq shënoi për Augsburgun për të ngushtuar epërsinë e mysafirëve në 3:2.

Edhe Kane shënon tjetër dygolësh për Bayernin Futboll Kane shënon tjetër dygolësh për Bayernin

Por, Bayerni realizoi edhe dy gola deri në fund për të kompletuar fitoren bindëse.

Jamal Musiala (74’) dhe Alphonso Davies (90+1) shënuan dy golat e fundit.

Elvis Rexhbeqaj ishte titullar tek Augsburgu.