Bayern Munichu u shokua në Ligën e Kampionëve, pasi u eliminua në çerekfinale nga Villarreali, dhe tashmë skuadra duhet të ngrihet moralisht, e të ballafaqohet me Arminia Bielefeldin në udhëtim të dielën në orën 15:30. Do të jetë ndeshje që i takon xhiros së 30-të të Bundesligës, dhe një fitore tjetër e bavarezëve, do t’i afronte shumë me titullin e kampionit.
Bavarezët kanë nëntë pikë më shumë se përcjellësi i parë kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund të garës.
Bayerni synon të kurorëzohet me titullin e 10-të rresht në histori të klubit.
Skuadra që drejtohet nga trajneri Julian Nagelsmann duket se ka probleme edhe brenda ekipit. Njëri nga ta është sulmuesi kryesor, Robert Lewanodwski, e ardhmja e të cilit ende nuk është e sigurt.
Ai nuk e ka vazhduar kontratën ende. Sulmuesi polak ka shënuar 32 gola në 29 ndeshjet e zhvilluara në ligë këtë sezon, por mund të largohet pasi të përfundojë kampionati.
Nga Bayerni në fund të sezonit, do të largohet edhe Niklas Suele, që është pajtuar t’i bashkohet Borussia Dortmundit. Vitin e kaluar, David Alaba e la skuadrën në fund të sezonit si lojtar i lirë dhe iu bashkua Real Madridit.
Edhe
Bayerni synon shkëputje edhe më të madhe
Pritet ta vazhdojnë kontratën veteranët, Manuel Neuer dhe Thomas Mueller, bashkë me Serge Gnabryn.
Dortmundi, që është i dyti me 60 pikë, do të mundohet ta mbajë në presion Bayernin lider, dhe të jetë i sigurt se mund të përfundojë në top-katërshe e të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.
Dortmundi të shtunën në orën 15:30 luan në shtëpi kundër Wolfsburgut.