Ishin 70,000 të pranishëm në stadiumin “Allianz Arena” të martën mbrëma, por shumë lehtë u dëgjua zhgënjimi mes tifozëve të Bayernit kur Villarreal barazoi rezultatin dy minuta para fundit të ndeshjes për të eliminuar gjermanët nga Liga e Kampionëve. Kur Bayerni e nxori në shortin e çerekfinaleve të Championsit, Villarrealin, drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamixhiq, qeshi me gëzim, duke thënë se “është një përballje shumë e menaxhueshme”.
Megjithatë, trajneri i Villarrealit, Unai Emery, u largua duke kërcyer nga gëzimi në fushën e Bayernit, pasi Samuel Chukwueze u fut në lojë në minutën e 84-të për të shënuar golin e barazimit pas vetëm katër minutash. Me këtë barazim, Villarreali e vulosi fitoren e përgjithshme ndaj Bayernit me rezultatin 2:1. Skuadra e Villarrealit festoi para tifozëve spanjoll, ndërsa fansat e habitur të Bayernit u larguan me vrap në shtëpi, duke e lënë ekipin e tyre të përpunonte një eliminim shokues. Gjermanët dominuan për periudha të gjata në ndeshjen e luajtur në shtëpi të martën dhe u shpërblyen kur Robert Lewandowski u dha atyre epërsinë në pjesën e dytë përpara se Villarreali ta shndërronte në gol mundësinë e vetme të pastër.
Thomas Mueller, zakonisht një llafazan, u përpoq të gjente fjalët për të përmbledhur zhgënjimin.
“Është ekstrem katastrofë”, pranoi ai, pasi humbi një shans të artë kur gjuajti me kokë pranë portës.
“Ndoshta duhet të fajësojmë veten për nevojën që të shënojmë një gol më shumë”.
Edhe
Bayerni e shikon si ngushëllim një tjetër titull në Bundesligë
Barazimi i Chukwuezes i çoi spanjollët e gëzuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në 16 vjet.
“Është shumë e hidhur. Gjysmëfinalet janë gjithmonë objektivi minimal për Bayernin”, tha trajneri Julian Nagelsmann. “Ndeshja e parë ishte çelësi, ku humbëm 1:0. Nuk luajtëm mirë atje dhe u eliminuam me barazim”.
34-vjeçari haptazi pranoi se “nuk është mjaft i mirë” kur iu kërkua të vlerësonte sezonin e tij të parë në krye të Bayernit. Ai refuzoi të fajësonte eliminimit e Bayernit për shkak të pasigurisë brenda skuadrës, me yjet kryesore që po presin t’iu ofrohet rinovimi i kontratave. Muellerit, Lewandowskit, Serge Gnabryt dhe kapitenit Manuel Neuer iu skadon kontrata në vitin 2023. Mungesa e angazhimit në mesin e drejtuesve të Bayernit për të siguruar angazhimin e tyre ndezi spekulimet për një largim të mundshëm.
Gjithashtu nxiti thashethemet se Lewandowski, i cili shënoi golin e tij të 13-të në Ligën e Kampionëve këtë sezon, mund të largohej me Barcelonën të shpallur si një destinacion të mundshëm. Edhe eliminimi në çerekfinalen e edicionit të shkuar nga Paris Saint-Germaini ishte për të ardhur keq, por dështimi për të mposhtur Villarrealin, aktualisht i shtati në ligën spanjolle, është shumë larg pritjeve të Bayernit. Mungesa në gjysmëfinale të Championsit i kushton Bayernit një bonus prej 12.5 milionë eurosh, por dëmton krenarinë e tij, po aq sa financat. Bayerni është gati të fitojë titullin e dhjetë radhazi të Bundesligës, pasi ka një epërsi prej nëntë pikësh me përcjellësin më të afërt kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të sezonit. Megjithatë, ky konsiderohet si një çmim ngushëllues për standardet e larta të Bayernit. Është trofeu i vetëm që Bayerni mund ta fitojë këtë sezon, pasi u eliminua edhe nga Kupa e Gjermanisë tetorin e shkuar pas humbjes 5:0 nga Borussia Moenchengladbachu. Bayern i pagoi RB Leipzigut 20 milionë euro për të siguruar Nagelsmannin, një nga trajnerët më të ri dhe të ndritur të futbollit gjerman. Megjithatë, 34-vjeçari e di se eliminimi i së martës nga Liga e Kampionëve do të thotë se e ardhmja e tij në klub nuk është e garantuar.
Edhe
Barcelona me pamje të re tregon shenja pozitive në humbjen nga Bayerni
“Unë nuk e di se çfarë më pret, përveç kësaj ne kemi ndeshjen me Bielefeldin në ligë për të cilën duhet të shqetësohemi”, tha Nagelsmann. “Nuk kam frikë nga shkarkimi, ka gjëra më të këqija”.
Shefi i tij te Bayerni, Oliver Khan, kishte një shprehje të çeliktë duke këmbëngulur: “ne nuk do të shpërthejmë në lot, do të sulmojmë përsëri vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve”.