Bayern Muencheni ka shprehur interesim për sulmuesin francez Marcus Thuram. “Bild” ka raportuar të enjten se Bayerni po synon transferimin e Thuramit në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata me Borussia Moenchengladbachun.
25-vjeçari po shihet si alternativë e mirë për sulmin te Bayerni për sezonin e ardhshëm dhe negociatat me Thuramin pritet të fillojnë së shpejti. Thuram është pjesë e Gladbachut prej vitit 2019 dhe është ndër sulmuesit më të vlerësuar në Bundesligë.
Ai këtë edicion po tregon një formë të mirë, pasi ka shënuar tetë dhe ka bërë tri asistime në të gjitha garat deri më tani. Thuramin po e kërkon edhe skuadra e Evertonit.