Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni interesohet për Danilon

Danilo

Skuadra e Bayern Muenchenit ka shprehur interesim për mbrojtësin e Juventusit, brazilianin Danilo.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga sajti italian “Calciomercatoweb”.

Bëhet e ditur se Bayerni do të ofrojë 20 milionë euro për ta transferuar Danilon gjatë afatit kalimtar të janarit.

Danilo te Bayerni po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen, pasi mund të luajë në dy krahët dhe qendër të saj.

Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024, ndërsa klubi i ka ndërprerë negociatat me të për rinovimin e kontratës pas krizës aktuale të rezultateve.

31-vjeçari iu bashkua Juventusit në vitin 2019 nga Manchester City dhe këtë edicion ka 13 paraqitje në të gjitha garat.