Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni interesohet për Cancelon

Joao Cancelo mund të kalojë te Bayerni në afatin kalimtar të janarit, sipas “Bild”.

Portugezi ka qenë i rregullt për ekipin e Manchester Cityt këtë sezon, pas kalimit nga Juventusi gjatë verës për rreth 65 milionë euro.

Besohet se City nuk dëshiron largimin e lojtarit, por gjermanët janë të vendosur për gjetjen e një mbrojtësi të krahut të djathtë e ta kalojnë Benjamin Pavardin drejt qendrës.