Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni e mbyll stinorin me një barazim

Robert Lewandowski - Bayern Munchen

Bayern Munichu e ka mbyllur me barazim sezonin në Bundesliga.

Kampioni gjerman ka luajtur baras në udhëtim me Wolsburgun 2:2.

Josip Stanisiq kaloi në avantazh “bavarezët” në minutën e 17-të për 1:0. Robert Lewandowski e dyfishoi epërsinë në minutën e 40-të për 2:0 pas asistimit të Thomas Mullerit.

Vendasit ngushtuan rezultatin në 2:1 me anë të Jonas Wind në minutën e 45-të.

Golin e barazimit për Wolsburgun e realizoi Max Kruse në minutën e 58-të për 2:2.

Bayern Munichu e mbyll sezonin në pozitën e parë me 77 pikë.

Wolsburgu renditet në vendin e 12-të me 42 pikë.

https://streamja.com/7K3VL

https://streamja.com/WLWEM

https://streamja.com/zp7Z9

https://streamja.com/P5ggl

Artikuj të ngjashëm