Bayern Munchen ka mposhtur me rezultat të thellë 6:0 Mochengladbachin, në kuadër të javës së 32-të në Bundesligë.
Tre gola nga Robert Lewandowski, një nga Thomas Muller, Kingsley Coman e Leroy Sane i siguruan tre pikë Bavarezëve.
Bayerni, pas humbjes së Leipzigut nga Dortmundi më herët, siguroi edhe matematikisht titullin kampion në Bundesligë për herë të 31-të në histori.