Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni e Barça në çerekfinale të Championsit

Foto: AP

Bayern Munichu dhe Barcelona janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjermanët arritën me lehtësi kualifikimin duke eliminuar Chelsean me rezultat të përgjithshëm 7:1 në dy ndeshje. Pas fitores 3:0 në ndeshjen e parë, bavarezët fituan 4:1 në të dytën për të kaluar tutje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Robert Lewandowski realizoi dy gola, ndërsa nga një e shtuan Ivan Perishiq e Corentin Tolisso. Te “Blutë” e Londrës shënoi Tammy Abraham.

Në takimin tjetër, Barça fitoi 3:1 ndaj Napolit për të ecur tutje me rezultat të përgjithshme 4:2. Clement Lenglet, Lionel Messi e Luis Suarez shënuan golat për katalonasit, teksa te italianët shënoi Lorenzo Insigne.