Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni do ta ketë edhe një yll më shumë në fanellë

Nga edicioni i ri 2021/22, ylli i pestë do të shtohet në fanellën e Bayern Munichut. Do të jetë ylli i pestë në fanellën e bavarezëve.

Bayern Munichu e fitoi titullin e 30-të në ligën gjermane në edicionin 2019/20, por e kishte titullin e 29-të që nga sezoni inaugurues i Bundesligës, 1963/64.

Titullin e 30-të në periudhën e Bundesligës, dhe të nëntin rresht e fitoi në edicionin e sivjetmë, 2020/21.

Për këtë arsye, do ta ketë një yll më shumë në fanellë.

“Ylli i pestë në fanellat si vendës është si shpërblim për 30 titujt qëkur u themelua Bundesliga në vitin 1963”, ka thënë shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge.

Edhe Bayerni me fanellë të veçantë pas 10 titujve të fituar Sport Bayerni me fanellë të veçantë pas 10 titujve të fituar

“Kjo është fituar nga shumë gjenerata të lojtarëve, dhe është dëshmi për qëndrueshmërinë e Bayernit në dekada, në nivele të larta. Tifozët e Bayernit duhet të jenë krenar për këtë”, ka thënë Rummenigge.

Bayerni do t’i ketë pesë yje në fanellat në ndeshjet si vendës në muajin korrik.