Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni demolon Bochumin në “Allianz Arena”

Bayern Munich ka shënuar fitore të thellë 7:0 ndaj Bochumit në “Allianz Arena”, në kuadër të xhiros së pestë në Bundesligë.

Festivali i golave për Bavarezët filloi qysh në minutën e 17-të përmes Leroy Sane. Më pas Joshua Kimmich në të 27-n dyfishoi rezultatin, kurse Serge Gnabry (32’) realizoi golin e tretë. Lampropoulos (43’) me një autogol vulosi rezultatin e pjesës së parë.

Në 45 minutëshin e dytë, Bayerni shënoi edhe tre gola. Lewandowski (61’), Kimmich (65’) dhe Choupo-Moting (79’) realizuan golat në këtë pjesëlojë.

Kjo fitore ngjit Bayernin në vendin e parë momentalisht me 13 pikë, kurse Bochumi ka tre pikë në pozitën e 17-të.

Artikuj të ngjashëm