Bayerni nuk ka pasur telashe për ta fituar ndeshjen e tretë rresht në Bundesligë.
Të dielën, Bayerni fitoi 7:0 në udhëtim ndaj Bochumit.
Leroy Sane, Matthijs de Ligt, Kingsley Coman dhe Sadio Mane shënuan në pjesën e parë.
Mane shënoi edhe në pjesën e dytë, nga penalltia. Cristian Gamboa realizoi autogol më pas, ndërsa Serge Gnabry vendosi rezultatin përfundimtar, 7:0.
Bayerni udhëheq në Bundesligë me nëntë pikë. I ka shënuar 15 gola, ndërsa ka pranuar vetëm një.
Bochumi është i fundit dhe në kërkim të pikës së parë.
