Bayern Munichu e ka deklasuar Freiburgun duke e mposhtur me rezultatin 5:0.
Ndeshja i ka takuar xhiros së dhjetë të Bundesligës dhe është luajtur të dielën mbrëma në “Allianz Arena”.
Serge Gnabry (13’), Eric Maxim Choupo-Moting (33’), Leroy Sane (52’), Sadio Mane (55’) dhe Marcel Sabitzer (80’) realizuan golat për Bayernin.
Pas këtij triumfi “bavarezët” kanë kaluar në pozitën e dytë me 19 pikë, duke e zhvendosur Freiburgun në vendin e tretë.
Bayerni ka katër pikë më pak se Union Berlini që është lider.
Artikuj të ngjashëm