Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni arrin marrëveshje për Wagnerin

Bayern Muenchen ka arritur marrëveshje me Hoffenheimin për transferimin e sulmuesit Sandro Wagner në afatin kalimtar të janarit, raporton “Kicker” të dielën.

Fillimisht ishte raportuar se transferimi do t'i kushtojë Bayernit 12 milionë euro, mirëpo tash thuhet se shifra është 15 milionë euro, transmeton “Koha Ditore”.

Bayerni ka pasur shënjestër në janar të sjellë një sulmues dhe Wagneri ka qenë opsion i pëlqyer, pasi ai është ish-lojtar i Bayernit.

Wagner do të jetë si zëvendësues i sulmuesit të parë Robert Lewandowski. Wagner po pritet t'i nënshtrohet testeve mjekësore të hënën (sot).

Artikuj të ngjashëm