Fenerbahçe ka avancuar tutje në 1/8 e finales së Kupës së Turqisë, pas fitores së thellë ndaj Adanasporit.
Fenerbahçe të mërkurën në mbrëmje fitoi me rezultatin 6:0, kurse sulmuesi Michy Batshuayi realizoi katër herë.
Lincoln e hapi serinë e golave në minutën e 28-të, ndërsa tri golat tjerë në minutën e 39-të, 50-të, të 68-të dhe të 71-të, u shënuan nga sulmuesi belg.
Mert Hakan Yandas në minutën e 81-të, e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes të ndeshjes.
Te Fenerbahçe për herë të parë në ndeshje zyrtare luajtën transferimet e këtij afati kalimtar, Rade Kruniq dhe Leonardo Bonucci.