Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fenerbahçe nuk dështon për Kupë

Fenerbahçe nuk ka dështuar të mërkurën mbrëma në udhëtim te Gaziantepi, në ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Turqisë. Fenerbahçe fitoi me rezultatin 2:0 dhe ka avancuar në çerekfinale të garës.

Michy Batshuayi i shënoi të dy golat për mysafirët. Të parën e realizoi në minutën e 17-të nga penalltia. Në minutën e 29-të, penallti për vendësit humbi mesfushori rumun, Alexandru Maxim. Dy minuta më vonë, sulmuesi belg shënoi tjetër gol për rezultatin përfundimtar.

Në çerekfinale të mërkurën kaluan edhe Konyaspori pas fitores 1:0 në udhëtim te Sivasspori, pas vazhdimeve, ndërsa Bashakshehiri fitoi 3:2 pas penalltive ndaj Hataysporit. Koha e rregullt dhe vazhdimet janë mbyllur 1:1. Te Hatayspori për 120 minuta në portë ishte Visar Bekaj, portieri i Kosovës.

Artikuj të ngjashëm