Monaco ka shfaqur interesim për sulmuesin e Chelseat, Michy Batshuayi.
Gjiganti francez ka provuar të transferojë të njëjtin lojtar në janar, mirëpo “blutë e Londrës” e kanë refuzuar.
Me Radamel Falcon, i cili është shumë pranë transferimit në Galatasaray, belgu po shihet si zëvendësim adekuat.
Pos Batshuayit, në “radarin” e Monacos është edhe sulmuesi i Sevilles, Wissam Ben Yedder./ksp