Sport

Batshuayi i bashkohet Fenerbahçes

Pasi dështoi t’i bashkohet Nottingham Forestit, sulmuesi Michy Batshuayi karrierën do të luajë në Superligën e Turqisë edhe këtë edicion.

Ai do të jetë pjesë e Fenerbahçes, pasi ekipi turk të premten ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e francezit.

Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura, por Batshuayi do të jetë pjesë e Fenerbahçes.

Ai sezonin e fundit ka luajtur i huazuar te Beshiktashi, ku shënoi 14 gola kurse me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2023.

28-vjeçari iu pat bashkuar Chelseat në vitin 2016 nga Marseille, ndërsa ka luajtur i huazuar edhe te Borussia Dortmundi, Valencia e Crystal Palace.