Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Batatina: Bëmë lojë të bukur dhe fituam

Tahir Batatina

Tahir Batatina ka thënë se Llapi ka bërë lojë të bukur dhe ka marrë fitore të merituar në udhëtim te Feronikeli ’74.

Llapi ka fituar bindshëm në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të shtunën në Drenas, me rezultatin 3:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pjesa e parë ishte e barabartë por kishim dominim të lehtë. Realizuam nga penalltia dhe ishim më të qetë në pjesën e dytë. E kërkuam golin sërish dhe erdhi herët në pjesën e dytë, e më pas gjithçka shkoi mirë. Djemtë treguan karakter, kanë bërë maksimumin. Është vetëm ndeshja e pestë dhe do ta bëjmë maksimumin në çdo lojë. Meritojmë të jemi lartë në tabelë. Pauza prej dy javësh na ka ndihmuar që të bëjmë më shumë seanca stërvitore e të punojmë më shumë. Sot kemi bërë edhe lojë të bukur dhe kemi marrë fitore. Feronikelit i dëshiroj suksese në ndeshjet e ardhshme”, tha Batatina për “Art Motion”.